Kryetari i Leposaviqit po ruhet nga policia brenda në objekt, gjendja e tij emocionale është e mirë

Aktuale

Kryetari i Leposaviqit po ruhet nga policia brenda në objekt, gjendja e tij emocionale është e mirë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 23:48
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës.

Sipas burimeve, Hetemi është duke u ruajtur nga Policia e Kosovës brenda në objekt dhe është në gjendje të mirë emocionale.

Ai ka mbetur i bllokuar që nga ora 6:30 e mëngjesit, kur edhe ka filluar punën.

Hetemi pritet që ta kaloj natën brenda në objekt, teksa jashtë janë trupat e KFOR-it që janë duke e mbikëqyrur situatën me kthjelltësi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat