Begaj: E papranueshme dhuna ndaj KFOR-it, Kosova të tregojë durim e maturi

Aktuale

Begaj: E papranueshme dhuna ndaj KFOR-it, Kosova të tregojë durim e maturi

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:05
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka dënuar dhunën e protestuesve serbë ndaj trupave të KFOR-it, në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se popullsia serbe po keqpërdoret, teksa ka shtuar se nuk mund të përdoret asnjë pretekst për ta penguar marrëveshjen e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë. Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Tutje Begaj, është shprehur se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është i pakontestueshëm.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të ketë durim dhe të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë.

“Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat