Imeri: Tri palët nuk janë të interesuara të bëjnë marrëveshje

Aktuale

Imeri: Tri palët nuk janë të interesuara të bëjnë marrëveshje

Më: 30 maj 2023 Në ora: 06:20
Pamje nga veriu

Analisti Dorajet Imeri, ka deklaruar se asnjëra palë as Kosova as Serbia e as Bashkimi Evropian nuk janë të interesuar të bëjnë një marrëveshje për zgjidhjen e situatës.

Kjo sepse siç tha ai, Kosova në njërën anë nuk po e pranon Asociacionin dhe sipas tij, i ka arsyet e veta, në anën tjetër është Serbia e cila po e përdor pikërisht Asociacionin për të mos e zbatuar marrëveshjen , kurse Bashkimi Evropian, Imeri tha se po i mban palët në situatë të menaxhimit të krizës për shkak të pafuqisë së saj për ta quar përpara agjendën e saj.

“Tri palët tash nuk janë të interesuar me bë marrëveshje për hesapin tem. Kosova nuk don Asociacionin dhe i ka arsyet e veta, Serbia e përdor Asociacionin dhe moszabtimin e saj për mos me zbatu marrëveshjen, Bashkimi Evropian duke qenë e pafuqishme për ta quar përpara agjendën e saj provon me i mbajtë palët kështu në një situatë të menaxhimit të krizës sepse ajo nuk ka mekanizma të tjerë.

Dhe me gjasë raportet me Ukrainën dhe situata atje, do të na len kështu neve edhe për një kohë dhe ky është shqetësimi që kam unë“, tha Imeri/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat