Kryetari i Zveçanit: Do të dal sot në zyrë, kam takime

Aktuale

Kryetari i Zveçanit: Do të dal sot në zyrë, kam takime

Më: 30 maj 2023 Në ora: 08:01
Ilir Peci

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se të martën do të dalë në zyrën e tij në Komunë, për t’i vazhduar punët.

Ai se në zyrë do të dalë me ndihmën e trupave të KFOR-it, ndërsa shtoi se ka komunikuar edhe me përfaqësues të Qeverisë.

Do të dalë në zyrë në orën 09:00, me ndihmën e KFOR-it. Kam disa takime me komunitete. Natën e kam kaluar në shtëpi mbrëmë, mbrëmë kam pasur edhe një bisedë të gjatë me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kam marrë përkrahjen e tij dhe të Qeverisë. Jam edhe në komunikim me KFOR-in e Policinë e Kosovës”, deklaroi ai.

Peci shtoi se ende s’ka ndonjë informacion mbi situatën aktuale në komunën ku udhëheq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat