​Nagavci tregon pse po e bëjnë rezistencën bandat kriminale serbe

Aktuale

​Nagavci tregon pse po e bëjnë rezistencën bandat kriminale serbe

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:03
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se nuk kanë raport zyrtarë nëse po mbahet mësimi në veri të Kosovës, por kanë informata se në disa shkolla nuk është zhvilluar mësimi.

Ajo ka thënë se përfaqësues të serbëve nuk kanë qenë të përfshirë sa i përket arsimit, shëndetësisë dhe sektor të tjerë, por janë përfshirë vetëm atëherë kur kanë pas ndonjë përfitimi nga buxheti i vendit, andaj është edhe e gjithë kjo rezistencë nga bandat kriminale atje.

“Sa i përket mësimit nuk kemi pranuar ndonjë raport zyrtar se si është situata por i kemi informatat që në disa shkolla nuk është zhvilluar mësimi. Ju e dini që për shkak të gjendjes së trashëguar dhe për shkak të organizmit të mësimit, qoftë për shkak të ligjit për arsimin në komuna që është rezultat i pakos së Ahtisarit, ato e bëjnë mësimin krejtësisht të pavarur, pra e dimë të gjithë që kanë punuar me kulikula të Serbisë, me tekstet e tyre, i kanë raportuar Serbisë dhe përkundër angazhimit dhe përpjekjes tonë që t’i përfshijmë, ka pas hezitime të vazhdueshme dhe unë besoj që kjo është një nga faktorët më të rëndësishëm për rezistencën që po bëhet aty, jo nga qytetarët por nga bandat kriminale siç i pamë edhe dje sepse tradicionalisht në gjithë këto vite ata nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, nuk kanë qenë të përfshirë sa i përket arsimit, shëndetësisë, e tjera, për ajanë përfshirë vetëm atëherë kur kanë pas ndonjë përfitimi nga buxheti i vendit, andaj është edhe e gjithë kjo rezistencë dhe gjithë ky angazhim jonë si Qeveri që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të gëzojnë të drejtat e barabarta, ashtu sikurse edhe të gjitha obligime që i takojnë si institucione dhe individë “, tha ajo, derisa shtoi se as me Universitetin në veri të Mitrovicës, nuk kanë pasur asnjëherë bashkëpunim dhe janë të interesuar që të përfshihen në sistemin e Kosovës.

Nagavci është pyetur edhe për debatin pro dhe kundër heqjes së emrit “Hasan Prishtina”, nga Universiteti i Prishtinës.

“Çështja e emrit me sa jemi në dijeni është diçka që po diskutohet nga vet universiteti, pra ata janë duke e rishikuar statutin e tyre që është në kuadër të kompetencave të tyre. Me aq sa e di, secili prej dokumenteve kaq të rëndësishme do t’i nënshtrohet jo vetëm grupit punues por edhe debateve më të gjëra dhe unë e kam bindjen e plotë që vendimi i marrë do të jetë më i duhuri”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat