Pritet të merret vendimi ndaj dy serbëve që sulmuan KFOR-in në Zveçan

Aktuale

Pritet të merret vendimi ndaj dy serbëve që sulmuan KFOR-in në Zveçan

Më: 31 maj 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Është mbajtur seanca dëgjimore ndaj dy serbëve të arrestuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Vendimi ndaj tyre pritet të merret gjatë ditës.

Kështu tha për Klankosova.tv Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës.

D.O. dhe R.P., u arrestuan nga Policia e Kosovës menjëherë pas protestës së dhunshme ku u lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Në atë ditë u shkatërruan disa vetura të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave që mbulonin zhvillimet në Zveçan.

Njëra nga kërkesat e protestuesve në veri është edhe lirimi i dy të arrestuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat