“Po ha bukë si në hotel”: Lajmërohet kryetari i Leposaviqit pas 60 orësh izolimi në objektin e komunës

Aktuale

“Po ha bukë si në hotel”: Lajmërohet kryetari i Leposaviqit pas 60 orësh izolimi në objektin e komunës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:32
Lulzim Hetemi

Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, është raportuar se ka mbetur i ngujuar në objektin e kësaj komune.

Në një prononcim ka treguar për gjendjen e tij.

Ai ka thënë se kurrë më mirë s’ka qenë me shëndet.

“Kurrë më mirë s’kam qenë. Mirë jam, edhe me shëndet jam mirë.” – theksoi ai.

Tutje, ai ka thënë se po ha bukë sikurse në hotel.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin… “Unë sonte muj me dalë, nesër muj me dalë, nuk e kam problem. Ta shohim situatën se si po zhvillohet jashtë e në Prishtinë e pastaj veprojmë.” – shtoi Hetemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat