Gashi thotë se duhet ta ruaj Kosovën nga Serbia, Rusia dhe Kurti

Aktuale

Gashi thotë se duhet ta ruaj Kosovën nga Serbia, Rusia dhe Kurti

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 13:22
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se Kosova duhet ruajtur nga Serbia, Rusia dhe “budallakitë e Kurtit”.

Tutje ka thënë se Kurti në rrafshin ndërkombëtar i ka dëmtuar raportet e Kosovës me aleatët.

“Duhet të kuptojmë se si funksionon dhe çfarë rezultati arrin me këtë kryeministër. A ju kujtohet kauza e reciprocitetit, e në fund 360 milionë euro eksporte nga Serbia. A ju kujtohet kriza për targa, një Kosovë e një komunitet ndërkombëtar e ngriti në këmbë, e tash asgjë. Tani çka e ke tu ofrosh kundërshtarëve të shtetit. A je i vetëdijshëm se pasuria më e madhe është partneri me Amerikën dhe aleatët tanë. Këtë themel e k ndërtuar i pari i shtetit tonë, presidenti Rugova. Ju po mundoheni të na tregoni se kush është Serbia, a neve po na tregon a? Është skandal i madh gjuha që e përdorni ndaj sekretarit Blinken”, u shpreh Gashi.

“Një objektiv e ka pasur Serbia largimin e aleatëve nga Kosova, dhe këtë objektiv po e arrin ti”, tha ai.

“Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri, Kosova është storie suksesi e ndërkombëtareve. Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova s’i ka borxh askujt, të gjithë i kemi borgj Kosovës”, ka thënë Gashi.

Pas kësaj ka ndërhyrë kryetari Konjufca, duke bërë thirrje për kujdes të fjalorit parlametnar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat