Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, flasin për zhvillimet e fundit

Aktuale

Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, flasin për zhvillimet e fundit

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 14:09
Alexander De Croo dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.

Osmani me kryeministrit e Belgjikës është takuar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Postimi i plotë:

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, shkroi Osmani në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat