Fushata online kundër NATO-s dhe ushtrisë amerikane në veri, flet eksperti i sigurisë, ja si e cilëson

Aktuale

Fushata online kundër NATO-s dhe ushtrisë amerikane në veri, flet eksperti i sigurisë, ja si e cilëson

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:23
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq, duke biseduar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ata të KFOR-it. Zveçan, 29 maj 2023, REL.

“Stanely duhet të shkojë në shtëpi”, “Amerikanët duhet të largohen dhe t’i lëjnë serbët e gjorë të fillojnë t’i vrasin, djegin dhe dhunojnë shqiptarët përsëri”, “Ai djal mund të jetë një qengj sakrifice për NATO-në, mund ta nxirrini jashtë”, “Stanley është një ushtar fashist”, “Stanley duhet të shkojë në shtëpi ose të vritet”, janë vetëm disa nga shprehjet të cilat po shtohen gjithnjë e më shumë në Twitter në foton e publikuar të një ushtari të NATO-së që shërben në Kosovë.

Nuk kaloi shumë kohë që rreth 30 ushtarë mbetën të plagosur nga protestat e serbëve në veri të Kosovës.

Tashmë një lloj “fushate” ka nisur në platformën Twitter me rastin e identifikimit të njërit nga ushtarët amerikan.

Llogari të ndryshme kanë shprehur kërcënime ndaj ushtarit Stanely. Disa e kanë quajtur “fashist” gjersa të tjerë kanë shprehur kërcënime për prezencën e tij në veri duke shkruar “Stanley duhet të shkojë në shtëpi ose të vritet”.

Se sa duhet të identifikohen personat që bëjnë postime të tilla dhe madje, edhe vet informacionet, njohësi i sigurisë Bedri Elezaj ka thënë se është Agjensia e Kosovës për Intelegjencë(AKI) ajo e cila duhet të aktivizoj burimet e saj dhe jo vetëm.

Në një përgjigje ai thotë se krahas AKI-së dhe burimeve të saj, bashkëpunimi me ndërkombëtarët në raste të tilla duhet të jetë më se evident.

“Në këtë rast është Agjensia e Kosovës për Intelegjencë si dhe njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës për intelegjencë, Drejtoria e Intelegjenës apo edhe njësitë e tjera në kuadër të KFOR-it të cilat kanë për detyrë hulumtimin dhe identifikimin e përpunimin e informacioneve të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe për sigurinë e pjestarëve të NATO-së apo ata të Policisë së Kosovës, për cilindo person apo insitucion i cili konsiderohet në mandat të ndjeshëm”.

“Në rastin konkret kujtojë që Agjensia e Kosovës për Intelegjencë duhet fillimisht të aktivizojë të gjitha burimet e saja, bashkëpuntorët e saj të cilët ka në dispozicion apo edhe të shtojë aktivitetin e tyre për të siguruar informacionet në lidhje me veprimet në fjalë. Gjithashtu, të ushtrohet një bashkëpunim serioz me partnerët ndërkombëtar për të cilët besoj dhe mendoj se kanë burime të tyre në terren dhe këto burime mund të jenë të rëndësishme për të arritur tek informacionet e para se kush janë këta persona, ku janë të pozicionuar dhe çfarë mjete përdorin për të rrezikuar ushtarët  e KFOR-it në rastin konkret. Sidomos bashkëpunimi me qytetarë dhe ndërinstitucional i institucioneve të sigurisë është tejet i nevojshëm në rastin konkret dhe i vetmi për të arritur deri tek informacionet për të cilat, edhe tani kemi shqetësime se mund të jenë informacione që konsiderohen serioze për sigurinë e pjestarëve të NATO-së, ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.

Se sa rrezik potencial mund të kenë shkrime të tilla, Elezaj ka thënë se një gjë është e sigurt. Shkrime të kësaj natyre nuk duhen injoruar.

“Tek çështja e rrezikut potencial, kemi mundësi të kemi rreziqe sidomos kur nga pjestarët e KFOR-it  nuk janë në kontigjene në kolonat por që janë në lëvizje të vetme apo në grupe të vogla të pjestarëve. Ne e dimë që shpeshherë në siguri janë trajtuar çështje ku kanë ndodhur prita dhe organizimet në rrugë dhe janë goditur në distance derisa ushtarët në këtë rast kanë qenë në lëvizje dhe mund të jetë e pamundur për ta të reagojnë shpejt ndërsa ata të organizojmë sulmet në pika të stacionuara ku mund të godasin me mjete të ndryshme luftarake ku mund t’i rrezikojnë ata”, është shprejur ai.

Më tej Elezaj ka thënë se “Asnjëherë nuk guxojmë t’i injorojmë informacionet e tilla por duhet t’i trajtojmë me kujdesin maksimal. Nëse në të vërtet institucionet e sigurisë e sidomos intelegjenca e NATO-së ka siguruar informacione që shkalla e rrezikshmërisë për këta pjestarë është e lartë, ata duhet të rrisin nivelin e  gatishmërisë…ushtarët të lëvizin me mjete të blinduara dhe kolona ku eventualisht mund të ballafaqohen me aktivitete të dhunshme”, ka thënë ai.

Se a është kjo propaganda një e atillë kundër ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vet SHBA-ve në raport me Kosovën dhe sa mund të ketë ndikim, Elezaj thotë se e njëjta mund t’i afektojë ato.

“Pa dyshim që çdo propagandë zhvillohet kundër paqeruajtësve dhe që bëhet fjalë për paqeruajtësit që veprojnë në Kosovë dhe të cilët janë të angazhuar për të mbrojtur qytetarët e Kosovës pa dallim etnije e që janë garantues të sigurisë së qytetarëve të Kosovës pa dallim etnije sepse janë me mandate për të ruajtur Kosovën…çdo fushatë, çdo propaganda, çdo kërkesë e ftesë për thirrje publike për cenimin e sigurisë së tyre në mënyrë të drejtpërdrejt  padyshim që ndikon në mardhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe atyre që janë antare të NATO-së e njëherit, edhe me SHBA-të sepse SHBA-të ju e dini që janë garantueset kryesorë të NATO-së për sigurinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Në protestat në Zveçan, Goran Rakiqit i ishte thënë nga një epror amerikan se plumbat drejtuar ushtarëve të KFOR-it nuk ishin nga një pjestarë brenda tyre duke lënë të nënkuptohet se kishin ardhur nga jashtë, pra nga ana e protestuesve serbë.

Për protestuesit, eprori amerikan deklaroi se kishte qenë dëshmitar i sulmeve të tyre ndaj ushtarëve.

“Nuk mund ta harrojë të hënën. Sepse e hëna e kësaj jave nuk mund të përsëritet më për të vetmen arsye që të sigurohem të mos ndodhë kurrë më. Me sytë e mi pash një plumb jo larg nga vendi ku biseduam mbrëmjen e së hënës, një plumb që ishte shkrepur nga një armë. Ka shenja që bëhet vetëm atëherë kur shkrepet. Ai plumb mund të shkrepet nga plumbat të cilët askush këtu në NATO nuk i posedon. Armët nga të cilat shkrepet ai plumb nuk ishin këtu të hënën por disi, ai ishte këtu. Unë kam ushtarë, ushtarë të KFOR-it që kanë larguar plumbat nga paisjet e tyre. Kjo është totalisht e papranueshme sepse shumë nga ata  (protestuesit), i kam parë vetë duke i lënduar ushtarët e KFORI-it me shokbomba të lidhura me gota qelqi…alokohool ose lloje karburantesh që shkaktojnë zjarr”, kishte deklaruar eprori amerikan.

Protestat nisën më 26 maj, me mbledhjen e serbëve lokalë para objekteve të komunave, me qëllim pengimin e hyrjes në to të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Zgjedhjet, në të cilat u zgjodhën këta kryetarë, u bojkotuan nga shumica e qytetarëve serbë.

Njëherit, më 29 maj, trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan, me ç’rast rreth 30 ushtarë u lënduan.

SHBA-ja ka kërkuar nga Kurti që Qeveria nuk duhet të insistojë që kryetarët e komunave të punojnë nga ndërtesat komunale dhe largimin e forcave të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier, ka ritheksuar se, sipas tij, veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar situatat e fundit në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat