Kryeministri Kurti priti në takim zëvendëspresidentin e KIA Europe, Jun

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim zëvendëspresidentin e KIA Europe, Jun

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:27
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

Më këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi z.Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti tha se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.

Poashtu, Kryeministri Kurti e njoftoi z. Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj.

Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.

Gjatë takimit, kryeministri tha se Kosova nga organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare është vlerësuar dhe ka shënuar progres në parametrat e sundimit të ligjit dhe të zhvillimit demokratik.

Ai i ftoi drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që vendi ynë ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat