Atiq kryen një punë si kryetar i Mitrovicës Veriore, funksionalizohet E-kiosku

Aktuale

Atiq kryen një punë si kryetar i Mitrovicës Veriore, funksionalizohet E-kiosku

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:31
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erdren Atiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erdren Atiq ka njoftuar se është funksionalizuar E-Kiosku, për qasje në dokumente, i cili ishte jashtë funksionit.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut ka pasur E-Kioskun por ai nuk ka qenë funksional. Sot e kemi funksionalizuar atë duke e mundësuar shërbimin dhe lehtësuar qasjen në dokumentet që ju duhen qytetarëve tanë”, ka njoftuar Atiq.

Ai ka thënë se nga sot qytetarët do të mund të shfrytëzojnë E-Kioskun për të nxjerrë dokumentet e tyre personale.

“Mbetemi të përkushtuar që të lehtësojmë shërbimet për qytetarët në secilin sektorë”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat