AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve

Aktuale

AKR apel Qeverisë që te reflektoj rreth kërkesave të ndërkombëtarëve

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:41
Behgjet Pacolli

Kryesia qendrore e AKR-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha se në mbledhjen e Kryesisë është bërë thirrje të deeskalohet situata në veri, të ndalen sulmet e nxitura dhe të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar.

AKR-ja i ka bërë apel Qeverisë që të reflektoj sa më parë rreth kerkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO, SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve.

“Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të. Injorimi i kërkesave të aleatēve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si pergjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës nē veri të vendit.Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë”.

Reagimi i plotë:

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë Qendrore të AKR-së, kushtuar situatës aktuale politike në vend dhe ngjarjeve të fundit, u denuan fuqishëm demonstratat e dhunshme dhe sulmet ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Republikës së Kosovës.

Poashtu, Kryesia e AKR-sē shpreh shqetësimin për nxitjen e eskalimit të situatës nga strukturat paralele të dirigjuara nga Qeveria Serbe, duke berë thirrje që të deeskalohet situata, të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara dhe të vazhdojnë bisedimet e ndermjetësuara nga faktori ndërkombëtarë, për arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veprimet e Qeverisë sonë në pjesën veriore të vendit dhe të pa koordinuara me BE dhe SHBA-të, e sollën vendin në situatë të palakmuar në raport me BE dhe SHBA-të.

Injorimi i kërkesave të aleatēve tanë, solli disa sanksione, të cilat mund të përshkallëzohen edhe më shumë, në varësi prej reflektimit të Qeverisë sonë dhe reagimin e opinionit ndërkombëtarë, duke e shpallur Qeverinë tonë si pergjegjëse për nxitjen e eskalimit të situatës nē veri të vendit.

Në këto momente të vështira kur shtypi ndërkombëtarë dhe aleatët na qortojnë për veprimet tona të pamatura mirë, AKR-ja i ben apel Qeverisë sonë që të reflektoj sa më parë rreth kerkesave ultimative të faktorit të unifikuar ndërkombëtarë BE, NATO,SHBA (trans-atlantik), për shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve për realizimin e marrëveshjes së Brukselit dhe zotimeve të marra për implementim në takimin e Ohrit.

Çdo opsion tjetër, dhe kokëfortësi e jona populiste për kinse shtrirjen e sovranitetit në veri, rrezikon ta përshkallëzoj situatën me tendencë të implikimit të jashtëm rus dhe e vë në situatë të pafavorshme shtetin e Kosovës. Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm kur kemi koordinim me garantuesit e sigurisë së Republikës së Kosovës, aleatët amerikanë dhe evropianë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat