Gashi: Ushtarët e KFOR-it u rrinin ‘gatitu’ bandave serbe, duhej të reagonin

Aktuale

Gashi: Ushtarët e KFOR-it u rrinin ‘gatitu’ bandave serbe, duhej të reagonin

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 22:48
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi tha se nuk ka mundur ta kuptojë si ushtarët e KFOR-it iu rrinin gati “gaditu” personave të infiltruar të Serbisë në protestat e dhunshme në veri dhe nuk u kundërvunë atyre aspak.

“Në prizmën time, unë nuk kam mundur ta kuptoj qysh pjesëtarët e KFOR-it iu rrinë gati ‘gaditu’ edhe marrin goditje prej tyre pa iu kundërvënë atyre thuajse aspak. Ata ishin të armatosur të themi kushtimisht deri në dhëmbë, kishin të gjitha mjetet për t’i rezistuar këtyre protestave të dhunshme, këtyre personave të infiltruar dhe në prizmin tim do duhej të reagonin shumë më ashpër dhe jo që rezultati të jetë 30 thuajse gati më zero”, tha Gashi.

Ai tha këtë situatë të tensionuar e bëri Serbia përmes spiunëve të saj, pjesëtarëve të milicisë që u identifikuan që kanë qenë të infiltruar.

“Kemi pasur ish policë të Serbisë duke e sulmuar KFOR-in dhe në momentin që njësitë tona shkuan paraprakisht për t’i mbrojtur objektet komunale dhe kur KFOR-i shkoi aty, ishte një situatë tepër e tensionuar sa që të gjithë po e dimë që rezultoi me 30 të lënduar pjesëtarë të KFOR-it dhe pesë të policisë tonë. Si situatë ishte tepër e tensionuar por këtë situatë prapë e bëri Serbia përmes spiunëve të tij, do të thotë përmes pjesëtarëve të milicisë së tyre që u identifikuan që kanë qenë të infiltruar apo kanë ardhur në Kosovë dhe dhuna ishte e paparë”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat