Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Gashi: Partneriteti me ShBA-të nuk është shkëputur

Aktuale

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Gashi: Partneriteti me ShBA-të nuk është shkëputur

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:42
Xhavit Gashi

Xhavit Gashi, ish-atasheu i Kosovës në ShBA për përjashtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga “Defender Europe 23”, ka thënë se nuk është ndjenjë e mirë.

“E mira në këtë punë është që nuk janë ndëshkuar për mos-përgatitje, fatmirësisht ata kanë treguar rezultate shumë të larta edhe gjatë përgatitjes…Partneriteti nuk është shkëputur”, ka thënë Gashi.

“Por normalisht ndjenja tek ushtarakët nuk është e mirë sepse ndoshta është mbetë tek momenti i festimit të gjithë asaj arritjeje që është bërë me shumë mund gjatë gjithë viteve sepse ky nuk është rezultat i vetëm një viti për këtë përgatitje”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka shtuar tutje se gjatë viteve të kaluara nuk kemi pasur liri, sepse sipas tij nuk kemi pasur partneritet.

“Kur e kemi krijuar partneritetin atëherë ne duhet besojmë që ai partneritet ekziston, të njëjtit njerëz që na kanë ndihmuar që të arrijmë lirinë, nga gjithë ajo robëri, të njëjtit janë të interesuar të na ndihmojnë që të ruajmë sovranitetin tonë dhe bashkë me ta të koordinohemi dhe të ecim përpara”, ka theksuar ish-atasheu i Kosovës në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat