Hetemi: I pavërtetë lajmi se KFOR-i me ka urdhëruar që të largohem nga komuna

Aktuale

Hetemi: I pavërtetë lajmi se KFOR-i me ka urdhëruar që të largohem nga komuna

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 22:32
Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka reaguar pas raportimeve se ai ka marrë urdhër nga KFOR-i që të largohet nga komuna, e në të kundërtën ai do të nxirret me forcë.

Hetemi tha se raportimi është totalisht i pavërtetë.

Ai ka bërë ftesë që publiku të informohet vetëm nga lajmet e konfirmuara.

“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat