Bislimi për draftin e Ramës: Këto s’janë bisedime shqiptaro-serbe, Kosova autoriteti i vetëm për negociataa

Aktuale

Bislimi për draftin e Ramës: Këto s’janë bisedime shqiptaro-serbe, Kosova autoriteti i vetëm për negociataa

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 06:41
Zëvendëskryeminsitri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeminsitri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka folur në mediumin Al Jazeera rrethe komenteve të tij për non-paper-in e publikuar, që rrjedh nga akademia serbe. Ai, gjithashtu e ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për statutin e Asociacionit, të cilin e ka dërguar në Francë e Gjermani.

“Ky nuk është interpretimi apo konkluzion i im, këto janë kryesisht konkluzionet e akademikëve në Serbi,” tha zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi për Al Jazeera.

Ndërkohë që  Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve pretendon se nuk e ka krijuar të ashtuquajturin non-paper në të cilin formimi i komunitetit të komunave serbe në Kosovë është i lidhur me të ashtuquajturën “Botë serbe”,  dokumentin e ka publikuar dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se non-paper-i i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve zbulon se komuniteti i komunave serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve vendas në Kosovë, por ta bëjë Kosovën jofunksionale dhe në këtë mënyrë të përgatisë rrugën për ndarje të Kosovës.

I pyetur se si e sheh propozimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin kryeministri Edi Rama ia dërgoi kancelarit gjerman Ola Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Bislimi ka deklaruar se këto nuk janë negociata mes shqiptarëve dhe serbëve dhe se vetëm Kosova mund të negociojë.

Ndërsa, lidhur me raportimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Kurtit dhe pezullimin e mundshëm të vendimit për heqjen e regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës, Bislimi ka deklaruar se qarkullojnë shumë “informata të rreme për masa të mundshme” ndaj Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat