Pas dhunës së djeshme ndaj gazetarëve, sot qetë në Leposaviq

Aktuale

Pas dhunës së djeshme ndaj gazetarëve, sot qetë në Leposaviq

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:29
Leposaviq

Të relaksuara ishin të dyja palët. Ushtarët e KFOR-it dhe protestuesit serbë, i shtyjnë orët e ditës së sotme duke biseduar.

Për dallim prej serbëve që rrinin ulur nëpër lokale si rëndom, KFOR-i, që ruan ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, qëndronte në këmbë.

Këto dy palë e shtuna i takoi sërish, anise kësaj here pa tensione për dallim nga dita e premte që ngjan pothuajse në të njëjtin orar.

Derisa edhe numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël, e te kjo mund të ketë ndikuar edhe moti me shi.

Flamujt serbë vazhdojnë të qëndrojnë në perimetrin para objektit komunal e në prapavijë është ai i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat