Sot mbahet tubim në Vjenë për Kosovën, këshilltarja e BE-së: Ky politikan po cenon sovranitetin e vendit

Aktuale

Sot mbahet tubim në Vjenë për Kosovën, këshilltarja e BE-së: Ky politikan po cenon sovranitetin e vendit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 06:56
Kati Schneeberger

Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, sot do të organizojë një tubim në Vjenë, për të pasqyruar situatën aktuale në Kosovë.

Schneeberger ka thënë se ajo dëshiron t’i informojë qytetarët në Vjenë për situatën dhe ndikimin që do të kenë politikat e mëtejshme në Kosovë.

“Shumë nuk e panë rrezikun në Ukrainë dhe u befasuan plotësisht nga pushtimi i 24 shkurtit. Lufta në Ukrainë ishte e parashikueshme nëse dikush do të kishte parë me sy hapur dhe inteligjencë. Tani dimë edhe më shumë, por ende po bëjmë të njëjtat gabime. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Duhet të tërheqim vëmendjen se sa e rëndë është situata. Ne duhet të zgjojmë palët përgjegjëse në nivel të BE-së dhe t’i bindim të ndryshojnë drejtimin. Shumë është në rrezik: më shumë jetë njerëzore. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë se qetësimi do të na çojë në luftën e ardhshme, herët a vonë. Shpresoj se do t’i bindim liderët e BE-së”, ka thënë ajo.

Këshilltarja e BE-së gjithashtu ka komentuar edhe situatën në Kosovë, duke thënë se pret që BE dhe ShBA të marrin më shumë masa ndaj Serbisë, pasi në këtë mes vetëm Serbia është agresore.

“Është skandaloze që autoritetet perëndimore kanë miratuar formulimin e Serbisë dhe kanë folur për policët e “arrestuar”. Policët kosovarë janë dërguar në një vend tjetër kundër dëshirës së tyre, ku vazhdojnë të mbahen të ndaluar. Kjo quhet kidnapim. Vuçiq po cenon sovranitetin e Kosovës dhe të drejtat e njeriut. Ka pasur thirrje për lirim të menjëhershëm, por asnjë dënim apo ndëshkim për Serbinë. Kjo nuk mjafton, kjo që Vuçiq po bën këtu është e papranueshme”, ka shtuar Schneeberger.

Tubimi në Vjenë do të mbahet në Platz der Menschenrechte, me fillim nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat