Hoti: Politika jonë ka pasur sukses vetëm sepse ka qenë e mençur dhe e koordinuar me aleatët

Aktuale

Hoti: Politika jonë ka pasur sukses vetëm sepse ka qenë e mençur dhe e koordinuar me aleatët

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:50
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se veriu i vendit është bërë një problem i sigurisë, ku, sipas tij, atje mund të krijohen situata të pakthyeshme, ku KFOR-i bëhet përgjegjës për çështjen e sigurisë atje dhe krijohet rezoluta 1244.

“Veriu është bërë problem edhe i sigurisë, rrezikun që e shoh në veri është që mund të krijohen situata të pakthyeshme. Me situatë të pakthyeshme nënkuptoj një situatë kur KFOR-i bëhet përgjegjës për çështje të sigurisë në veri dhe nëse bëhet kjo, KFOR-i e merr në bazë të rezolutës 1244. Historia e tregon se një territor që shpallet nën mbrojtje asnjëherë nuk i është kthyer shtetit paraprak, por me statut të veçantë”, ka thënë Hoti në Rubikon/

Hoti tha se edhe qeveritë paraprake do të mund të merrnin veprime të tilla si të Kurtit në veri, por sipas tij, politika e Kosovës ka pasur sukses vetëm se është treguar e mençur dhe është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë.

“A mendoni se qeveritë paraprake nuk kanë ditur të marrin këto veprime, nuk kanë qenë të guximshme të marrin veprime të tilla? Politika jonë si Kosovë ka pasur sukses veç pse ka qenë e mençur dhe e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, problemet në veri nuk zgjidhen me forcë, duke shtuar se vendi nuk e ka atë forcë, pasi ka një ushtri me kompetenca jo të plota.

“Problemet që i kemi në veri nuk zgjidhen me forcë, për të qenë realë as nuk e kemi atë forcë, nuk e kemi një ushtri me kompetenca të plota”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat