Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njoftojë Policia, jo Sveçla

Aktuale

Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njoftojë Policia, jo Sveçla

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:25
Faton Klinaku dhe Xhelal Sveçla

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po njofton për aksionet e Policisë së Kosovës.

Ai ka bërë me dije se për aksionet e tilla publikun duhet ta njofton policia e jo Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit.

Nuk është kjo detyrë e Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Klinaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat