Autonomi për komunat në veri të Kosovës? Ja si përgjigjet deputetja e LVV-së

Aktuale

Autonomi për komunat në veri të Kosovës? Ja si përgjigjet deputetja e LVV-së

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:00

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu tha në një intervistë për Euronews Albania se Vuçiç është duke u përballur me një situatë të vështirë në Serbi, ku po protestohet çdo ditë kundër tij.

Përpjekjet e tij për t’u marrë me Kosovës dhe zërat se ai kërkon të shpallë autonominë në 4 komunat me shumicë serbe në veri sipas saj, janë konfirmimi i qëndrimit të gabuar të BE ndaj politikës së tij.

“Nëse është e vërtetë se do të shpallë autonominë në këto komuna kjo e konfirmon atë që nëse ka diçka për të cilën Vuçiç nuk është i interesuar është ulja e tensioneve.

Këtu do të dalë në pah edhe qëndrimi i gabuar i ndërkombëtarëve karshi tij. Kjo do të tregojë se Franca ka gabuar, BE ka gabuar dhe përshkallëzimi është shumë pranë
”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat