Krasniqi: Kurti po e sfidon SHBA-në dhe BE-në për një gjë të kotë

Aktuale

Krasniqi: Kurti po e sfidon SHBA-në dhe BE-në për një gjë të kotë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 14:20
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është duke e sfiduar SHBA-në dhe BE-në për një gjë të kotë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të plotësohen kërkesat e aleatëve për largimin e kryetarëve të veriut nga objektet komunale.

Sipas tij, një kryetar që nuk guxon të dalë nga zyra është vetëm kukull në një lojë absurde politike.

“Nëse SHBA e BE insistojnë që kryetarët e katër komunave veriore të punojnë në objekte alternative, ndërsa LVV e qeveria Kurti e mbajnë Lulzim Hetemin në objektin komunal në Leposaviq, i bie që po e sfidojnë SHBA-në e BE-në. Për çka? Për një gjë të kotë.

Një kryetar që nuk guxon të dalë nga zyra është vetëm kukull në një lojë absurde politike. Si u shërbyeka qytetarëve kryetari që nuk guxon të dalë nga zyra e të takohet me ta? E keqja shtesë është se ajo lojë politike është kthyer kundër interesave tona shtetërore e krejtësisht në favor të Serbisë. Si konflikt yni edhe me SHBA e BE!”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat