Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

Aktuale

Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 06:00 Përditësuar në ora: 06:16 më 28.06.2023
Naim Tërnava

Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit.

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.

Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve shtoi se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve. Sipas tij, këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e ofrojnë besimtarin me Zotin.

Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për shtimin e divorceve e rënien e lindjeve.

Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës. Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.

Të nderuar vellezer dhe motra kjo festë është edhe shoqërore ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.

Veprat e këqija janë ato që e cënojnë fenë islame, dhuna e çdo lloji, tradhëtia bashkëshortore, bixhozi, alkooli, të gjitha këto janë pothuajse të njëjta”.

Edhe qytetarët patën me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Me rastin e ditës së parë të Kurban Bajramit, Kryesia e BIK-ut, tash e çdo vit organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora nëntë.

Falet namazi i Kurban Bajramit

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë. Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi kanë filluar me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit kanë filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste të shenjtë të Islamit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr, për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat