Ekonomisti tregon pasojat ekonomike të sanksioneve eventuale të BE-së për Kosovën

Aktuale

Ekonomisti tregon pasojat ekonomike të sanksioneve eventuale të BE-së për Kosovën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 19:53
Mustafë Kadriaj

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj, tregon pasojat ekonomike për Kosovën të sanksioneve eventuale të Bashkimi Evropian.

Fillimisht, Kadriaj, thotë se Kosova është një vend joshës që investitorët e huaj të investojnë.

“Është një fakt evident që Kosova nga ana e taksave dhe tatimeve, po ashtu edhe nga infrastruktura teknike në nivel të infrastrukturës rrugore, po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike është relativisht i mirë, pra në këtë drejtim për investitorët Kosova është një vend joshës për të investuar, sepse nuk janë taksat e larta kur i krahasojmë me një investitor që vepron në Gjermani e në perëndim”, tha ekonomisti.

Por, sipas tij një investitor heziton të investoj kur në atë vend ka një konflikt, sepse nuk e rrezikon kapitalin e tij.

“Një investitor heziton të investoj në një vend kur në bazë të medieve raportojnë në nivel ndërkombëtar që  në atë vend ka konflikt dhe as një investitor nuk dëshiron të rrezikoj kapitalin e tij në atë vend, sepse ai vlerëson që shumica e territorit në Kosovës është shumë normal, por llogaritet që Kosova ka probleme dhe vetë fakti që ka krijuar këtë problem pala serbe dhe politika serbe është një sukses i tyre që Kosovën ta paraqesin në një nivel jostabil”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat