Çitaku: VV është në panik, ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti

Aktuale

Çitaku: VV është në panik, ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:03
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos së Lëvizjes Vetëvendosje përmes së cilës sulmuan opozitën ku sipas saj kjo parti është në panik.

Çitaku vlerëson se sanksionet ndaj Kosovës janë në interes të Serbisë dhe se sipas saj “ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme”.

Ajo shprehet se për zgjedhje të reja PDK është gati.

Postimi i saj i plotë:

VV është në panik!

S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale.

Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.

Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën?

Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë?

Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat