Dugolli i reagon ashpër Muhaxherit: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Aktuale

Dugolli i reagon ashpër Muhaxherit: LDK-ja më shumë po i ngjan Listës Serbe

Nga: M.H. Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:15
Enver Dugolli

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar sërish pasi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me veriun.

Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i ka krahasuar me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli.

Ai u shpreh se kjo deklaratë e Muhaxherit tregon fytyrën e vërtetë të tyre dhe nuk përfaqëson LDK-në e Rugovës dhe Fehmi Aganit, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera deputeti shtoi që me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjajson Listës Serbska.

Postimi i plotë

Deklarimi skandaloz i Kryetarit të Pejës dhe mos distancimi ende i LDK-së nga kjo deklaratë, na dëshmon fytyrën e vërtetë e tyre.

Elektorati i LDK-së duhet ta kuptoj se kush po i përfaqëson. Gazmend Muhaxheri e Lumir Abdixhiku nuk përfaqësojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves e Fehmi Aganit. Me këso qëndrime e deklarata LDK-ja e sotshme më shumë i ngjajson Listës Serbska e cila gjithashtu po i kundërshton veprimet e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për rend dhe ligj në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat