Kurti konfirmon se Lajçak i propozoi tri pika për deeskalim të situatës, bën deklaratën e fortë për Ramën

Aktuale

Kurti konfirmon se Lajçak i propozoi tri pika për deeskalim të situatës, bën deklaratën e fortë për Ramën

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:27 Përditësuar në ora: 11:38 më 05.07.2023
Albin Kurti

​Kurti kushtëzon takimin me Ramën me mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk do të takohet me homologun nga Shqipëria, Edi Rama, këtë javë në Prishtinë nëse nuk mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të dy vendeve. Rama nis një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit dhe ka paralajmëruar një vizitë edhe në Prishtinë.

Mirëpo, Kurti tha se i ka kërkuar Ramës që të mbajnë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte anuluar nga ana e kryeministrit të Shqipërisë e që ishte paraparë të mbahej më 14 qershor në Gjakovë e që për Kurtin nuk kishte arsye për një vendim të tillë.

Kurti: I kam kërkuar Ramës të mbajmë mbledhjen e përbashkët

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama se meqë do të vijë e do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm, ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë. Të gjitha përgatitjet i patëm bërë, 13 marrëveshje kanë pasur të nënshkruhen të cilat tash kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që këto marrëveshje të dakorduara të mos ngelen edhe më tutje në sirtar sepse nga to nuk përfitojnë kryeministrat, përfitojnë qytetarët, dhe çdo ditë e humbur e pa i nënshkruar këto marrëveshje, është dëm për qytetarët, unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen në këtë javë le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona, t'i nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar dhe në këtë mënyrë t'i operacionalizojmë, t'i funksionalizojmë, t'i zbatojmë një orë e më parë të gjitha ato”, tha Kurti.

Kurti tha se Procesi i Berlini është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider politik e institucional sikurse ai që e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë këtë proces.

Mirëpo, sipas tij, samiti i radhës i Procesit të Berlinit është në mes të muajit tetor ndërsa nuk dëshiron të vonohet më shume me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Kurti: Nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjeve, unë mbetem në qëndrimin tim

“Për mua është e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive, nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, atëherë unë ngelem tek qëndrimi që ia kam thënë se për takime të ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejt, ne takohemi shumë shpesh nëse shikoni gjatë këtyre më shumë se dy viteve që jemi në qeverisje i kam një duzinë takimesh me kryeministrin Rama, nuk lëgon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia, paqja e siguria në Ballkan, pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm, andaj konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takimet të tjera”, tha Kurti.

Për të hequr të gjitha dilemat se nuk do të ndodhë një takim mes tij dhe Ramës pa mbledhje të dy qeverive, Kurti u kujdes që ta mbyllë konferencën e tij duke e përsëritur qëndrimin.

Kurti: I gatshëm të takohem me Ramën vetëm në kaudër të mbledhjeve

Pra, edhe njëherë unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”, tha Kurti.

Kryeministri Edi Rama kishte anuluar njëanshëm mbledhjen e dy qeverive natën e 13 qershorit me arsyetimin se nuk mund të mabhet një mbledhje e tij në kohën e ngritjes së tensioneve në veri dhe raporteve të acaruara të shtetit të Kosovës me bashkësinë eurotaltinike.

Ai kishte kërkuar një tjetër format me pjesëmarrjen e dy kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm e të Mbrotjes.

“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane Borrell, i kam kërkuar Albinit për tu takuar në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, për të diskutuar pikërisht për këtë situatë e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin faktikisht në butonin që do të vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vet”, pati deklaruar Rama më 13 qershor.

Kurti kërkon garanci se s’do të përsëritet 23 prilli: Zgjedhje po, por ndërkombëtarët s’e mbajtën premtimin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se qqë është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më i vështirë”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.

Rama nesër në Kosovë, Kurti bën deklaratën e fortë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se nuk do ta takojë kryeministrin edi Rama, i cili do të jetë nesër në Kosovë.

"I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit.

I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet.

Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua", tha Kurti.

Kurti: Ekziston vetëm një mënyrë për largimin e Hetemit nga objekti i Komunës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk ka faj për eskalim të gjendjes në veri.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë ato që e largojnë kryetarin Hetemi nga ndërtesa e komunës, e jo dorëheqja.

Sipas Kurtit, “nuk mund tash Lulzim Hetemi të pagajë kosto për destruktivitetin e Beogradit zyrtar”.

“Kryetarët e zgjedhur kanë ardhur me zgjedhje dhe me zgjedhje duhet të largohen. Unë nuk mendoj se bullizmi i Beogradit të imponohet me dorëheqjen e kryetarëve. Nuk mund t’ua kërkosh dorëheqjen kryetarëve. Nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar në Leposaviq”.

“Ka faj Lista Serbe, e cila në vend që të merrte pjesë në zgjedhje i bojkotoi ato dhe në fund edhe kandidati i cili garoi, Jabllanoviqi, në një mënyrë e joshën që të largohet nga gara”.

“Unë jam dakord që kur të zgjedhet një kryetar i ri në Leposaviq, të ketë një pranim-dorëzim zyrtar të detyrës”.

Kurti konfirmon se Lajçak i propozoi tri pika për deeskalimin në veri të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka konfirmuar se emisari europian, Miroslav Lajçak u ka propozuar tre pika në takimin e djeshëm.

Ai është shprehur se ato kanë të bëjnë me deeskalimin e situatës, që në parim ka miratimin e propozimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme në veri.

”Normalizimi nënkupton zbatimin e marrëveshjeve që kemi bërë. Më 26 prill ka pasur një propozim për sekuencimin e 12 hapave, kjo në kuadër të normalizimit”.

”Ndërkaq këto 3 pika kanë të bëjnë me 3 pika prë deeskalimin. Të mbahen zgjedhjet e parakohshme, policia të mos veprojë në afërsi të këtyre objekteve, mirëpo këto 3 pika unë praktikisht u kam thënë sepse për zgjedhje të parakohshme jemi dakord. Sepse me zgjedhje largohet krytari, me zgjedhje ka ardhur dhe me to largohet kryetari”.

”Unë nuk mendoj se kemi mënyra të tjera për këtë”.

”Mund të themi se legjitimiteti është i vakët sepse pati pak pjesëmarrje në zgjedhje. Pra, nuk ka faj Lulzim Hetemi që është kryetar komune në Leposaviq. Ka faj Beogradi. Në vend që të marrin pjesë në zgjedhje i bojkotuan ato”.

”Dhe kemi Lulzim Hetemin kryetar, smund tash ai të paguajë kosto për zgjedhjen e tij kryetar”.

Kurti u ka shprehur gatishmëri Lajçakut dhe Borrellit për zgjedhje të parakohshme në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë europianë, për zgjedhje të parakoshme në veri.

Sipas tij, kjo në kuadër të diskutimit për deeskalim dhe normalizim të situatës.

”Në takimin e djeshëm me Lajçak, kemi disktuar për deeskalim edhe normalizim”.

”Unë i kam siguruar jo vetëm Lajçak dje por edhe Borrelin të dielen, se Qeveria e Kosovës nuk kontribon në eskalim”.

”I kam siguruar që policët që janë nëpër ndërtesa të komunave, nuk janë duke zhvilluar në rrethinën e atyre ndërtesave”.

”Sepse komunikatën e lëshuar nga Borrell nga Moldavia, thoshte që ‘në afërsi të ndërtesave të mos ketë operacione të policisë së Kosovës’ ”

”Kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme në veri. Sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme janë mundësia për ndërrimin e pushtetit”.

Kurti zbulon çka i tha dje Lajçakut: S’kemi zgjidhje, por kemi marrëveshje!

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot ka folur për takimin e djeshëm që ka pasur me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në këtë takim me Lajçakun kanë diskutuar për dy temat - deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“I kam siguruar jo vetëm Lajcakut, por edhe të dielën pasdite Borrellit që Qeveria kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Ne duam polici për zbatim ligji dhe për siguri publike që s’e përjashton askënd. Policët që janë nëpër ndërtesat në Veri nuk janë duke zhvilluar operacione sepse në komunikatën që e ka lëshuar Borrell nga Moldavia kur po mbahej samiti i Komunitetit Politik Europian, Borrell tha se ka operacione në afërsi të ndërtesave komunale. Unë ia konfirmova që nuk ka pasë dhe nuk ka”.

Ndërkaq, Kurti tha se s’duhet harruar se ka marrëveshje dhe se s’ka zgjidhje sepse s’po zbatohet ajo.

“Sa i përket normalizimit – unë po e vë gjithmonë theksin te fakti se kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe le të mos harrojmë që kemi marrëveshje. Sepse shumëçka që trumpetohet sot në mediat vendore, ato në Serbi dhe ato ndërkombëtare e ka krijuar përshtypjen thua se s’kemi zgjidhje se s’kemi marrëveshje. Në fakt, nuk kemi zgjidhje sepse s’kemi zbatim të marrëveshjes dhe këtu Kosova nuk ka kurrfarë faji, për shkak se ne jemi treguar të gatshëm edhe ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe më pastaj që ta zbatojmë me shpejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat