Ish-ambasadori: Këto janë disa nga projektet milionëshe që i pezullohen Kosovës nga sanksionet

Aktuale

Ish-ambasadori: Këto janë disa nga projektet milionëshe që i pezullohen Kosovës nga sanksionet

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:21
Avni Arifi

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka publikuar disa nga projektet milionëshe që janë pezulluar për Kosovën nga ana e BE-së, për shkak të mosndërmarrjes së veprimeve për shtensionim të situatës në veri.

Projekti i parë i anuluar me vlerë prej 87 milionë Euro godet 38.000 banorë të Prishtinës të cilët do të lidheshin me ngrohjen qendrore të qytetit në vitin 2027.

Projekti i dytë i anuluar me vlerë prej 110 milion Euro ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për energji solare mbi deponit e pluhurit të KEK e që do të prodhonte 110MW energji elektrike apo mbi 13% të kapaciteteve ekzistuese të Kosovës.

Projekti i tretë i anuluar është autostrada Merdare- Prishtinë me vlerë 207.7 milion Euro dhe e cila godet kryesisht diasporën dhe mban lartë koston e transportit të mallrave nga e për Kosovë.

Projekti i katërt ka të bëjë me bashkëpunim ndër universitarë në mes të Universiteteve të Kosovës dhe rrjetit të 500 Universiteteve Europiane. 14.4 milion Euro do të ishte përfitimi i menjëhershëm dhe mundësi të shumta për studentët tonë që të marrin dije nëpër shumë universitete Europiane, ka bërë të të ditur Arifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat