Lëvizja Vetëvendosje godet edhe me një video tjetër - Ja caku i sulmit!

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje godet edhe me një video tjetër - Ja caku i sulmit!

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:01
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, fotografi nga video e LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video duke thënë se sot janë bërë 10 vite nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tyre, disa deputetë tash të opozitës, gazetarë e propagandues në ditën e Masakrës së Srebrenicës, patën votuar për amnestimin e faljen e kriminelëve serbë me 91 vota PËR.

“Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë. Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime. Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, thuhet tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat