Përleshja në Kuvend, Gashi i LDK-së propozon që të përmbyllet seanca e sotme

Aktuale

Përleshja në Kuvend, Gashi i LDK-së propozon që të përmbyllet seanca e sotme

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 15:34
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që të ndërpritet seanca e sotme në Kuvend.

Kjo pas përleshjes që u zhvillua ndërmjet disa deputetëve të PDK-së, me përfaqësues të Qeverisë Kurti.

Ndryshe, kreu i Qeverisë Albin Kurti shumë shkurt e ka komentuar përleshjen e ndodhur në Kuvend e Kosovës.

“Nuk frikësohem nga këto sulme”, u tha ai shkurt gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.

Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu dhe se vetëm 25 për qind e policëve do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat