Anëtarësimi në Komisionin për Personat e Zhdukur, reagon Kurti

Aktuale

Anëtarësimi në Komisionin për Personat e Zhdukur, reagon Kurti

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:40
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka komentuar anëtarësimin e Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, me seli në Hagë.

Kurti ka shkruar se anëtarësimi do t’i ndihmojë Kosovës për të siguruar drejtësi më të madhe për të zhdukurit.

“Sot iu bashkuam Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (@TheICMP), me seli në Hagë.

Anëtarësimi ynë do të na ndihmojë të sigurojmë drejtësi më të madhe për mijëra kosovarë të zhdukur me forcë gjatë gjenocidit të kryer nga Serbia dhe për familjet e tyre”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat