Muja kritikon lirimin e të arrestuarve për sulm ndaj gazetarëve në veri

Aktuale

Muja kritikon lirimin e të arrestuarve për sulm ndaj gazetarëve në veri

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:28
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka reaguar pas lirimit të djeshëm të njërit prej të arrestuarve nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri, Nemanja Vlaskoviç.

Muja ka thënë se një vendim i tillë nga ana e gjyqtarit është i papranueshëm dhe se siç tha ai, ka pasur opsione tjera të parapara me Kodin Penal.

Kjo sepse sipas Mujës, i njëjti ka dosje kriminale dhe se dyshohet edhe për vepra të tjera.

“Vetëm njëri prej të liruarve në dorëzani, Nemanja Vlaskoviq, që së fundmi ka sulmuar gazetarët ka dosje të thukët kriminale. Ai përveç tjerash ka punuar në komunën paralele të Leposaviqit. Po ashtu ai është pjesë e grupit kriminal ‘’Udarna Ekipa’’, që merren me sulme të befasishme me mjete të forta dhe shpërthyese ndaj PK-së, Qeverisë etj. Po ashtu i dyshohet edhe per vepra tjera. Është tërësisht i papranueshëm dhe i gabuar një vendim i tillë nga ana e gjyqtarit kur ka pasur qindra opsione tjera të parapara me Kodin Penal”, ka thënë Muja.

Ndryshe, sot  është liruar edhe Urosh Vukashinoviq, njëri prej të arrestuarve nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur Lumnije Surdulli, zyrtare për informim e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Ajo ka shtuar se lirimi i Vukashinoviqit është bërë pas dhënies së dorëzanisë.

Vukashinoviq ishte arrestuar më 19 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat