​Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Aktuale

​Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë, ka hyrë në fuqi dje, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Sipas MF-së, ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona.

“Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet. Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë.

Duke falënderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat