Selmanaj: Kurti ka bërë që Serbia dhe Vuçiqi të portretizohen si “normal”

Aktuale

Selmanaj: Kurti ka bërë që Serbia dhe Vuçiqi të portretizohen si “normal”

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 00:29
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se kryeministri, Albin Kurti, e ka sjellë një situatë ku Serbia po portretizohet si shtet normal, e po ashtu edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si një politikan normal.

“Kurti na ka sjellë në një situatë ku Serbia portretizohet si shtet normal, Vuçiqi portretizohet si normal. Gjendja në veri është e rëndë, atje nuk kemi sovranitet, e as që do të mundemi ta shtrijmë sovranitetin atje të vetëm. Kjo lojë e pamatur politike e këtij delitanti në politikë, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha. Problemi i veriut nuk është çështje policore, është çështje politike. Qasja pa Amerikën dhe pa BE-në në veri, është qasje që i shërben vetëm Vuçiqit dhe interesave të Serbisë. Për LDK-në kjo qeveri duhet të marrë fund shpejt, sepse është e dëmshme për vendin”, deklaroi Selmanaj.

Njëherit, Selmanaj tha se sjelljet e Kurtit janë të papërgjegjshme karshi Shqipërisë.

“Madje kurrë më keq si kemi pasur punët me ta”, theksoi Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat