Baraliu mbështet mbylljen e Klan Kosovës, ‘shpërthen’ ndaj kritikëve – ja përfundimi që ka arritur

Aktuale

Baraliu mbështet mbylljen e Klan Kosovës, ‘shpërthen’ ndaj kritikëve – ja përfundimi që ka arritur

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:52
Analisti Bleron Braliu

Analisti Bleron Braliu ka komentuar reagimet që po bëhen pas vendimit të  Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.

Ai ne një postimi në Facebook u shpreh se nuk po mund ta beson se si patriotët po mbrojnë vepra ndesh me kauzën e kombit.

“Qysh bre po keni gojë e gishta me amnistu një akt të turpshëm të bosave të Klan Kosova?! Qysh bre është teknikalitet me u paraqit si shtetas serb me vendbanim në Peč, e Djakovica serbija?!”, shkroi Baraliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Unë vërtetë kam ardhë në përfundim që asnjëra palë nuk është në nivel të pranueshëm të diskursit politik që të meritoj edhe më tutje djegjen e energjisë sime dhe bagazhin e negativitetit shpërqendrues -- por vetëm desha të ju them disa nga ju mira të dashur se nuk po mundem me besu kur po shoh patriotë e patriotë duke mbrojtur vepra kryekëput ndesh me kauzën e kombit -- si psh.: qysh bre po keni gojë e gishta me amnistu një akt të turpshëm të bosave të Klan Kosova?! Qysh bre është teknikalitet me u paraqit si shtetas serb me vendbanim në Peč, e Djakovica serbija?!🥶

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat