Arben Ahmeti e fton presidenten të distancohet nga VV dhe të dal në protestën e gazetarëve

Aktuale

Arben Ahmeti e fton presidenten të distancohet nga VV dhe të dal në protestën e gazetarëve

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 12:05
Arben Ahmeti

Analisti politik, Arben Ahmeti ka komentuar rastin e Klan Kosova dhe protestën që pritet të nis për pak minuta.

Ahmeti ka thënë se presidentja Vjosa Omsani dhe shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari janë produkt i mediave në Kosovë.

“Produkt i kësaj skene mediale që aparatura e partisë në pushtet, po mundohet ta paraqes si media e Serbisë që nuk ia do te mirën Republikës”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

E nderuara presidente Vjosa Osmani-Sadriu
E nderuara shefe e grupit parlamentar te VV-se Mimoza Kusari
Ju jeni me shume se te gjithe ne produkt i medias ne Kosove.
Produkt i kesaj skene mediale qe aparatura e partise ne pushtet, po mundohet ta paraqes si media e Serbise qe nuk ia do te miren Republikes.
Distancohuni sot, sepse neser do te jete vone.
#ejaniNeShesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat