“Bon Vivanti”, kafja që po trondit Kosovën – aty ndodhën dy vrasje, një mbrëmë, tjetra më 2014

Aktuale

“Bon Vivanti”, kafja që po trondit Kosovën – aty ndodhën dy vrasje, një mbrëmë, tjetra më 2014

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:04
Bon Vivant

Mbrëmë ndodhi vrasja e dytë në “Bon Vivant”. E parë kishte ndodh më 2014.

Nga sherri i mbrëmshëm në kafen “Bon Vivant” ka mbetur i vrarë një person. 

Ai është Kastriot Ramadani, 39-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konfimruar Shaqir Uka, shefi i repartit intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri.

Nga gjuajta me armë dhe gota qelqi kanë mbetur të lënduar edhe 17 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe të dyshuarit e rastit.

Kafja në mes të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Rexhep Luci”, edhe më herët ka qenë cak i përleshjeve dhe gjuajtjeve me armë.

Për pasojë, në vitin 2014, kishte mbetur i vdekur një person. Ai ishte Rrahman Uka, punëtor i sigurimit, i cili ishte vrarë në vendin e tij të punës.

Për vrasjen, më 2019, ishin dënduar me 26 vjet burgim Masar Gërdovcin dhe Sherif Krasniqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat