Hisen Berisha: Ramush Haradinaj po i ‘vardiset’ Albin Kurtit për pushtet

Aktuale

Hisen Berisha: Ramush Haradinaj po i ‘vardiset’ Albin Kurtit për pushtet

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:27
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haardinaj, se PDK-ja dhe LDK-ja janë bashkëpjesmarrëse me Kurtin në të keqen që po i ndodh vendit, ka ngjallur shumë reagime në kampin opozitar.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, një deklaratë të tillë e cilëson banale dhe të paqëndrueshme.

Berisha tha se kjo është një “vardisje” e Ramush Haradinajt kundrejt pushtetit.

“Deklarata e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, se “PDK dhe LDK janë pjesëmarrës në të keqen që po i ndodh vendit,” nuk është vetëm e pa qëndrueshme, por duket banale. Por, më shumë e kuptoj si “vardisje” të Ramush Haradinajt e të AAK-së që po i bën pushtetit. Mocioni si mekanizëm juridik kushtetues, në rast dështimi do ta akomodonte keq/qeverisjen Kurti deri në vitin zgjedhor. Kurse “moratoriumi” i PDK, duhet ti detyroj në një kompromis konsensual për një qeveri gjithpërfshirëse. Ky duhet të jet fokusi politik opozitar dhe i shoqërisë civile” tha Berisha.

Por tutje deputeti i AAK-së, deklaron se Albin Kurti të njëjtin e sheh larg nga pushteti.

“Këto reagime i shoh si tendenca për tu mbuluar në lakuriqësinë e tij politike deri në irritim, që të ofrohet me pushtetin. Por, ashtu siç ia kam bërë të ditur, Albin Kurti e sheh largë nga pushteti.Paqartësia e tij dhe e subjektit që drejton, në përcaktimin filozofik të veprimit politik, e bën të joshet edhe nga koncepte e filozofi politike që të paktën deklarativisht e bëjnë të dallueshëm” deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat