Mehaj thotë se FSK është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë

Aktuale

Mehaj thotë se FSK është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë.

“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Sipas tij, ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.

Postimi i plotë:

FSK e gatshme t'i ofroj ndihmë Sllovenisë!

Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t'u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit.

Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës.

Shpreh ngushëllime për jetët e humbura dhe solidarizim me të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga kjo stuhi.

Shpresojmë që vendi sa më parë t'i kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat