39 vjeçari mbeti i vrarë në Skenderaj, familja Loshi hap dyert e të pames

Aktuale

39 vjeçari mbeti i vrarë në Skenderaj, familja Loshi hap dyert e të pames

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vrasje tragjike ka tronditur sot Skenderajn.

Nga të shtëna me armë zjarri në një lokal në Runik, ka mbetur i vrarë Nexhmedin Loshi, 39 vjeçar, dhe janë plagosur tre persona të tjerë.

Media është duke qëndruar në Skenderaj, ku po përcjell nga afër ngjarjen.

Familja Loshi tashmë ka hapur dyert për të pame për familjarin e tyre, në shtëpinë në Padalishtë-Pemishtë.

Ndërkohë, sipas policisë, të dyshuarit që kanë shtënë me armë në lokal akoma janë në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat