Korenica i VV-së flet për raportet me Kurtin: Kemi mospajtime

Aktuale

Korenica i VV-së flet për raportet me Kurtin: Kemi mospajtime

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:59
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka folur për raportet e tij më kryeministrin, Albin Kurti.

Korenica i cili është larguar nga dega e VV-së në Rahovec, i pyetur nëse ka pasur ftohje raportesh, ka thënë se varet se në çfarë aspekti e shikon.

Ndër të tjera, deputeti i VV-së duke thënë se raportet janë ashtu se qysh kanë qenë, ka deklaruar se ka mospajtime.

“Unë kam folur publikisht për atë rast. Ka qenë dobësi, vendimi që është marrë nga kryesia. A ka pasur ftohje të raporteve. Varet nga çfarë këndvështrimi e sheh. Nga aspekti i bashkëpunimit nuk ka pas ndonjë kërkesë të drejtpërdrejt që me mu refuzu. Përndryshe s’kemi pas ndonjë komunikim të drejtpërdrejt për sa i përket angazhimit, se s’na lidh puna. Raportet janë ashtu qysh kanë qenë, por kemi mospajtime.” – ka thënë Korenica në T7.

“Unë nuk kam votu për disa ligje që Qeveria i ka sjell. Ka pas ligje që disa deputet tjerë nuk i kanë votu. Aty për çka jemi fut bashkë ka qenë me e luftu krimin dhe korrupsionin, me e rritë punësimin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat