Nipi i Bahri dhe Fahri Fazliut pas bastisjes: Erërat lëkundin degët, por trungun jo

Aktuale

Nipi i Bahri dhe Fahri Fazliut pas bastisjes: Erërat lëkundin degët, por trungun jo

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:31
Fahri Fazliu

Pas bastisjes disa orëshe të banesës së familjes së dy heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu nga Eulex, ka reaguar nipi i tyre Fahriu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur se do ta “përballojnë këtë fortunë”.

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë se sot në orët e para të mëngjesit Eulex ka bastisur banesën e familjes Fazliu, nga ku edhe janë marrë disa dokumente, por nuk dihet për cilin rast.

Postimi i plotë i nipit të dy heronjve pa ndërhyrje:

Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune!

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kalurën tonë të lavdishme!

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”

Lavdi gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Respekt për gjithë luftëtarët e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat