Zbardhet skenari i Lajçak, Basha: Po e nxjerr Vuçiqin nga kriza

Aktuale

Zbardhet skenari i Lajçak, Basha: Po e nxjerr Vuçiqin nga kriza

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 06:18
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha është shprehur se emisari Miroslav Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lajçak po mendon të nxjerrë nga kriza presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe për këtë çmimin ta paguajë Kosova.

Ai nënvizoi se BE-ja nuk duhet të jetë e njëanshme kur ka dy shtete të barabarta.

“Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme dhe ka vendosur masa ndaj Kosovës jo ndaj Serbisë. Unë mendoj se Lajçak po mendon ta nxjerrë nga kriza ku e ka fut veten  dhe çmimi për këtë të jetë Kosova. Ndërmjetësuesi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte i paanshëm. Puna jonë është që t’i njoftojmë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian për paanshmërinë e Lajçak. BE nuk duhet të jetë e njëanshëm kur ka dy shtete të barabarta”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat