Lajçak “shfajësohet” ndaj deklaratës së Kurtit – “Nuk ia mbaj anën Serbisë”

Aktuale

Lajçak “shfajësohet” ndaj deklaratës së Kurtit – “Nuk ia mbaj anën Serbisë”

Nga: F.B Më: 8 tetor 2023 Në ora: 10:26
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ishte pjesë e Forumit të mbajtur në Budva të Malit të Zi, në pyetjen e gazetarëve, të komentojë deklaratën e kryeministrit Kurti se ai po ia mban anën Serbisë deklaroi se “nuk ia mban anën Serbisë”, ka njoftuar “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Lajçak në një nga panelet e organizuara në këtë Forum ka nënvizuar domosdoshmërinë e normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, ndërkohë që ka hedhur poshtë konstatimet për mbajtje ane në dialog.

Pa normalizimin e plotë të raporteve mes palëve nuk ka të ardhme normale, pasi normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Beogradit ka ndikim të madh në të gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor” ka theksuar i dërguari i BE-së për dialogun.

Me këtë rast ai ka përmendur se në takimet e zhvilluara në Nju Jork me presidentët e vendeve të Ballkanit perëndimor, secili prej tyre ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën, përkatësisht me raportet mes Kosovës edhe Serbisë, andaj dialogu dhe normalizimi nuk kanë alternativë, ka thënë Lajçak në Budvë, transmeton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat