Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se cak i aksionit janë persona të cilët dyshohet se janë marrë veprimtarinë e kundërligjshme për falsifikimin e dokumenteve.
Të njëjtat burime njoftojnë se deri më tani janë identifikuar dhe arrestuar tre persona, informacion ky që pritet të konfirmohet posa të përfundojë aksioni.
Po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar dokmuente të falsifikuara, mostra të gatshme për prodhim e gjësende tjera që janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.