Ish-Ministri i Jashtëm flet për takimin e atëhershëm me Marti Ahtisaarin

Aktuale

Ish-Ministri i Jashtëm flet për takimin e atëhershëm me Marti Ahtisaarin

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 23:40
Behgjet Pacolli

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka kujtuar propozuesin e Statusit final të Pavarësisë së Kosovës, Marti Ahtisaarin, si njeri që i ka balancuar zërat kundërshtues të pavarësisë.

Pacolli ka thënë se Ahtisaari ka punuar për Kosovën çdo moment dhe ka qenë mbrojtës i madh i idesë së pavarësimit të Kosovës.

Presidenti i AKR-së tha se ajo që njihet tash si “Pakoja e Ahtisaarit” është një pako e cila është arrit me shumë mund.

“Ai prej momentit kur ka punuar këtu me ne, për Kosovën dhe deri mendoj në ditët e fundit ka qenë një mbrojtës i madh i idesë së pavarësimit të Kosovës dhe i progresit në Kosovë, gjithmonë është interesuar si shkojnë punët në Kosovë dhe Kosovën e ka konsideruar si një fëmijë të vetin që e ka ngritë. Është shumë e vërtetë, kontributi i tij është jashtëzakonisht i madh. Ai e ka bërë të pamundurën. Keq që ne e quajmë sot si pakoja e Ahtisaarit, është një pako e cila është arrit me shumë mund nga Ahtisaari, me shumë kundërshtime dhe është maksimumi i asaj që ka mundur të arrihet. Ka qenë një njeri që i ka balancuar zërat nga Lindja dhe nga Perëndimi. Ka qenë një njeri që i ka balancuar zërat kundërshtues të Pavarësisë së Kosovës dhe është interesuar gjithmonë për Kosovën dhe një dëshirë e madhe që ai mua ma ka thënë sepse unë e kam takuar dy herë pas vendimit të tij dhe gjithmonë ka thënë se unë dua të dëgjoj vetëm gjëra të mira në Kosovë dhe ta shoh Kosovën se ka progres shumë të madh”, ka deklaruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat