Policia kufitare ka mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri që nga sulmi terrorist në Banjskë

Aktuale

Policia kufitare ka mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri që nga sulmi terrorist në Banjskë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:25
Policia e Kosovës

Që nga sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nga grupi terroristë në Banjskë të Zveçanit, janë mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Veton Elshani.

“Policia kufitare i ka mbyllë mbi 20 rrugë ilegale, por i ka mbyllë prej rastit të Banjskës deri më sot, pra nuk janë mbyllë sot ato. Disa prej këtyre rrugëve janë mbyllë me eskavator duke qelë gropa, disa me betona- plloqa të betonit”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, Elshani tha se bastisjet janë kryer në 13 lokacione në veri.

Kujtojmë se aksioni i sotëm i policisë lidhet me rastin e Banjskës që ndodhi më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat