Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se 500 persona kanë vdekur pas bombardimit të një spitali në Gaza.
Ajo ka thënë se janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt, derisa ka bërë thirrje që të mbrohen jetët e pafajshme.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetë njerëzish me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani në X.