Ministrja Haxhiu ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns

Aktuale

Ministrja Haxhiu ka pritur në takim deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për situatën në veri të Kosovës, me theks të veçantë për ngjarjet e fundit me sulmin terrorist në territorin e Republikës së Kosovës të dirigjuar nga Serbia.

Ministrja Haxhiu ka informuar deputeten Kearns për punën e institucioneve të drejtësisë për t’i sjellë para përgjegjësisë penale terroristët, refuzimin e Serbisë për të dorëzuar terroristët, për procedurat për fletërreshtimin ndërkombëtar.

Temë diskutimi ishte gjithashtu bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me mekanizmat ndërkombëtar.

Tutje Ministrja Haxhiu e ka njoftuar deputeten Kearns për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, sfidat dhe rezultatet gjatë këtij rrugëtimi. Reforma në sistemin e drejtësisë, adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, dhuna në familje, ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim.

Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, u zotua për mbështetje të vazhdueshme të Kosovës në proceset e saj veçmas në kuadër të forcimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Të dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në dobi të fuqizimit të Republikës së Kosovës në aspiratat e saj.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat